Live

Grabitje e armatosur në një institucion mikro-financiar në Prizren

18:45 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në një institucion mirko-financiar në Prizren.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 27.01.2022, rreth orës 15:12 , në polici është raportuar se te rrethi në Bazhdërhane, në Prizren, në një mikrobank një person ka grabit një shumë të konsiderueshme të parave. Ankuesja femër, punëtore e mikorobankës ka raportuar se i dyshuari ishte i maskuar dhe i armatosur”, tha Bytyqi.

Ai tha më tej se Policia ka dal në vendngjarje për të mbledh provat dhe dëshmitë, gjithashtu njësi të ndryshme kanë dal në teren në kërkim të dyshuarit.

“Në vazhdim të hetimeve janë bastisur disa lokacione dhe është ndaluar një person që mund të ketë lidhje me rastin”, përfundoi Bytyqi.

Shpërndaje në

U Kopjua