Live

Grabitje e armatosur në Prishtinë

14:19 / 19 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 19 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, ku persona të maskuar kanë hyrë në një lokal në të cilin kanë vjedhur 1 mijë euro

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Musli Mulliqi” në kryeqytet, ndërkaq është raportuar në polici nga punonjësi i kafiterisë në të cilën kanë hyrë hajnat.

Ai ka deklaruar në polici se dy persona të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënim të armës ia kanë grabitur 1000 euro dhe janë larguar në drejtim të rrugës “Dëshmorët e Kombit”.

Policia në raportin 24 orësh bën te ditur se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq nuk është raportuar për persona të lënduar.

Shpërndaje në

U Kopjua