Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në fshatin Poterq i Ulët në Klinë.
Atje një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh një person ka dalë nga vetura dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë 792 euro para.
Pasi ka kryer veprën, ai është larguar, i cili dyshohet se ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë.
Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.
“GRABITJE E ARMATOSUR | Fsh. Poterq i Ulët, Klinë 09.11.2022 – 22:20. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh nga një veturë ka dalë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë 792 € para. Pas kryerjes së veprës i dyshuari (dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga persona tjerë) janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.