Një market është grabitur në rrugën “Rifat Vidishiqi” në Mitrovicë.
Një person nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë një shumë të parave dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Kështu bëri të ditur Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, tha Zaiti.
Ai bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 21:30