“Kosova sot fatkeqësisht është minimum 10 vjet prapa me këtë qeveri. Pasojat do t’i ndjejmë në të ardhmen. Kjo do të na marrë shumë kohë për t’i riparuar dëmet e shkaktuara nga Albin Kurti”, kësisoj u shpreh ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së në intervistën për kosovalive.net.
“Unë nuk i fajësojë qytetarët pse e votuan”, shtoi Grabovci duke theksuar se edhe vet mund të ishte mbështetës i Kurtit.
“Besa edhe unë para miqëve të m’i kam thënë se, nëse Kurti arrin t’i përmbushë vetëm 30 për qind të premtimeve, jo 50 për qind, atëherë do të jem një nga mbështetësit e tij”, tha Grabovci.
Por a ishte i parashikueshëm profili politik i Albin Kurtit për Adem Grabovcin?
Në këtë pyetje edhe vet Grabovci shtroi disa pyetje duke lënë të kuptohet se Kurti në të gjithë jetën e tij nuk ka bërë asgjë për historinë e Kosovës.
“Janë tri çështje të rëndësishme për shtetin për të ecë përpara. E para ka të bëjë me unifikimin, bashkëpunimin e brendshëm, faktori i dytë ka të bëjë me raportet me fqinjt dhe i tretë është bashkëpunimi me partnerët strategjik”, tha Grabovci.
Sipas tij sot, skena politike është e shkapërderdhur, e polarizuar, e armiqësuar në skajshmëri, e “këtë frymë e ka krijuar ky njeri, Albin Kurti. Nuk do të doja të mendoj se kjo mund të na çoj në situatën që as vet nuk mund ta’ imagjinojë. Ne pas luftës, e kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve, kemi kontribuar shumë për të ndalë gjakderdhjen e brendshme”, vijoi me tutje vlerësimin e tij Grabovci duke e paralajmëruar qeverinë Kurti se edhe durimi esktrem mund të shndërrohet në revoltë kundër pushtetit të tij dhe se pasojat pastaj do të jenë tepër të kushtueshme./kosovalive.net
Emisioni i plotë: