Live

Grabovci kujton Mervete Maksutaj: Do të mbetet frymëzim për qindra vajza tjera që ju bashkuan UÇK-së

13:07 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci përmes një postimi në Facebook ka kujtuar heroinën Mervete Maksutaj.

“Nuk e di nga e gjente atë forcë!

Të kesh një fëmijëri e jetë të mundimshme, të rritësh pa nënë e me sfida të shumta, pastaj t’i bashkëngjitej luftës për çlirim, që njëmend e vështirë, duhej ideal i madh!

Mervete Maksutaj, mbetet frymëzim për qindra vajza tjera që ju bashkuan radhëve të guerliës së shekullit, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Heroina dukagjinase, Myrvete Maksutaj”

Shpërndaje në

U Kopjua