Live

Grenell: Aktakuza kundër Thaçit e gjitha me spekulime, kishte pasur pajtim t’i jepej fund Speciales

18:07 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-emisari i SHBA për dialogun, Richard Grenell i ka reaguar ashpër gazetarit të “DailyBeast”, Jose Pagliery i cili me anë të një postimi në Twitter tha se ish-kryeprokurori i Speciales, Jack Smith, ka rrëzuar ish-presidentin Thaçi, të cilin e ka quajtur “president nacionalist e mafioz”.

“Çfarë bëri Jack Smith përpara se të drejtonte hetimin e DD-së për Donald Trump? Ai rrëzoi presidentin mafioz, nacionalist të Kosovës dhe kundërshtoi akuzat për një ndjekje politike”, shkroi Pagliery.

E kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Grenell.

Ky i fundit kujtoi se si tanimë presidenti i Ameriks, Joe Biden, e kishte quajtur Thaçin “George Washingtoni i Kosovës”, shkruan lajmi.net.

Grenell tha se konstatimet Jose-s janë të rreme.

“Joe Biden  e quajti Thaçin Xhorxh Uashingtoni i Kosovës. Pjesa e Jose është një lajm i rremë. Kush e ka redaktuar këtë trillim?”, shkroi fillimisht Grenell.

Por Grenell nuk u ndal me kaq.

“Jose-ja nuk mund të jetë aq budalla – ai duhet ta ketë një agjendë. Pyeteni veten – pse Jack Smithi e paditi Thaçin pak javë para se Trumpi t’i jepte fund punës së tij në Evropë? Dhe pas vitesh mospunë – pa asnjë detajë në aktakuzë?” – shkroi Grenell.

“Akuzat (ndaj Thaçit) ishin krejtësisht të ndryshme për dallim nga aktakuza. Nuk ka detaje, data, emra. Ka vetëm spekulime politike. 20 vjet më vonë, dekada hetimesh, dhe asnjë detaj mbi aktakuzat?” – ka shkruar më pas Grenell.

“Jack Smithi e paditi Hashim Thaçin pasi i thashë Bruce Schwartzit të Departamentit të Drejtësisë se palët ishin pajtuart’i jepnin fund Gjykatës Speciale dhe Jack Smithi do ta humbte vendin e tij të punës (si kryeprokuror i Speciales). Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar marrëveshjen finale.” – thaGrenell në postimet e tij.

Gjithë këto reagime të Grenell vijnë pas një artikulli të publikuar në “Daily Beast” në lidhje me Gjykatën Speciale.

Deklarimet e Grenell janë reagime specifike ndaj autorit, Jose Pagliery

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...