Live

Grenell ‘sulmon’ Biden dhe Borrellin: Jack Smith e arrestoi Thaçin pasi po negociohej mbyllja e Speciales

17:49 / 14 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Richard Grenell, ish i dërguari i posaçëm i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar ndaj ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smithi cili po akuzonte ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Grenell shkroi se Jack Smith veproi me shpejtësi ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi pasi po negociohej një marrëveshje për mbylljen e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Veprimet e Jack Smith për të paditur dhe burgosur një akuzë 20-vjeçare thjesht sepse Presidenti Thaçi po negocionte një marrëveshje të madhe që do t’i jepte fund punës së qetë të Jack-it është një skandal. Ju nuk mund ta quani veten gazetar dhe të injoroni sjelljen imorale të Jack për përfitime personale”.

Grenell tutje  shkroi se Smith është prokuror politik i pamatur i cili veproi ndaj çështjes së ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve pasi u informua se kishin filluar negociatat për mbylljen e Gjykatës Speciale.

“Jack Smith – djaloshi i emëruar Biden për të ndjekur penalisht Trump. Jack Smith veproi për të paditur Thaçin vetëm pasi ai u informua nga DD-ja e SHBA-së se unë negociova një marrëveshje për t’i dhënë fund Tribunalit të zgjatur 20-vjeçar”ka shkruar Grenell.

Grenell i ka reaguar edhe deklaratës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josef Borrell, i cili në një deklarim e përmendi rastin e arrestimit të ish-presidentit Thaçi.

Grenell tha se udhëheqësit evropian ishin të etur që ta ndalnin ish-presidentin Donalt Trump të merrte një mandat të dytë dhe vepruan politikisht edhe në arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Udhëheqësit evropianë duhet të përballen me realitetin – ata ishin shumë të etur për të ndaluar Trump, kështu që e lanë Hagën të shkojë politikisht”, ka shkruar Grenell në Tëitter.

Jack Smith ishte vlerësuar se po vepronte shumë shpejt në hetimet kriminale kundër ish presidentit Donald Trump për trazirat e përgjakshme të 6 janarit 2021 dhe për dokumentet e klasifikuara që i ishin gjetur në resortin e tij në Mar-a-lago.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...