Pesë të mitur (nga 13 deri në 16 vjeç) në Corinth, Greqi janë arrestuar pasi ngacmuan seksualisht një vajzë 14 vjeçare ndërsa ajo ishte në oborrin e shkollës. Mediat greke raportojnë se të miturit kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë filluar të prekin 14-vjeçaren në gjoks dhe organin gjenitale.
Vajza ka bërtitur dhe ka arritur t’u shpëtojë duke denoncuar ngjarjen me nënën e saj. 14-vjeçarja kanë përshkruar para autoriteteve gjithçka ka ndodhur gjatë pushimit. Policia, përveç fëmijëve të mitur (me akuzën e tentativës për përdhunim), ka arrestuar edhe prindërit e tyre për neglizhencë mbikëqyrjeje./abcnews.al