Live

Greqi| Tentuan të përdhunonin 14-vjeçaren në oborrin e shkollës, arrestohen 5 të mitur

17:45 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Pesë të mitur (nga 13 deri në 16 vjeç) në Corinth, Greqi janë arrestuar pasi ngacmuan seksualisht një vajzë 14 vjeçare ndërsa ajo ishte në oborrin e shkollës. Mediat greke raportojnë se të miturit kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë filluar të prekin 14-vjeçaren në gjoks dhe organin gjenitale.

Vajza ka bërtitur dhe ka arritur t’u shpëtojë duke denoncuar ngjarjen me nënën e saj. 14-vjeçarja kanë përshkruar para autoriteteve gjithçka ka ndodhur gjatë pushimit. Policia, përveç fëmijëve të mitur (me akuzën e tentativës për përdhunim), ka arrestuar edhe prindërit e tyre për neglizhencë mbikëqyrjeje./abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua