Live

Grida Duma lë mandatin e deputetes për të punuar në Top Channel?

15:32 / 07 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Pas shkarkimit të Sokol Ballës nga drejtor informacioni dhe emisioni “Top Story”, Top Channel është në kërkim të një moderatori për emisionin politik.

Mes emrave që kanë qarkulluar si zëvendësues të Ballës, është edhe Grida Duma, aktualisht deptuete e Partisë Demorkatike.

Sipas burimeve të “Tema”, Duma ka pranuar ftesën e familjes Hoxha, për të drejtuar emisionin politik dy herë në javë, të hënën dhe të enjten.

Nëse kjo konfirmohet, atëherë Duma është drejt lënies së mandatit të deputetit, për të hyrë në botën e televizionit.

Kohët e fundit, Duma kishte nisur një program trajnimesh, të quajtur “G Academy”, ku mësonte të rinjtë se si të bëhen të suksesshëm në jetë, pra si ajo vetë!

Shpërndaje në

U Kopjua