Live

Gruaja e Ronaldos nuk do ta pëlqej shumë ekipin e ri të Ronaldos për shkak të një ligji

14:22 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Cristiano Ronaldo pritet që shumë shpejtë të nënshkruaj me ekipin nga Arabia Saudite, Al Nassr.

Portugezi pasi u përjashtua nga Manchester United pritet që karrierën e tij ta vazhdoi tek ekipi arab që është i vendosur në kryeqytetin arab, Riyadh, shkruan kosovalive.net

Siç shkruan “dailymail”, Ronaldo pritet që të jetoj në një mansion që kushon hiq më pak se 12.2 milionë funta angleze.

Kjo shtëpi ka një pishinë me përmasa olimpike, me fontana dhe tri villa. E rrethuar nga një muri i madh, ky mansion pritet të jetë e mbrojtr nga policia fetare ‘Mutaween’ që funksionon sipas ligjit të Sheriatit por që vitet e fundit nuk kanë më shumë pushtet.

Sa do e bukur që mund të jetë ky mansion, gruaja e Ronaldos mund ta ketë të vështirë të përshtatet me jetën arabe.

Georgina Rodriguez që është një nga femrat më të bukura dhe njihet për fotografitë provokuese dhe për stilin e veshjes tejet provokues, nuk pritet ta ketë këtë liri edhe në Arabin Saudite.

Siç shkruan ueb-faqja ‘www.expatarrivals.com’, mënyra më e mirë për të mos tërhequr vëmendjen e padëshiruar të publikut  është të vishet një ‘abaya’(mantel i gjatë i zi) mbi rroba.

Gratë me ligj nuk janë të detyruar ta veshin këtë por ligjin e specifikon që veshja duhet të mbuloj gjunjët dhe shpatullat.

Georgina mund të vesh çka të dojë brenda mansionit të saj pasi brenda shtëpisë nuk ka kufizime.

Al Nassr është një nga klubet më të suksesshme në Arabinë Saudite, duke u kurorëzuar nëntë herë fitues të ligës më të mirë të vendit, me triumfin e tyre më të fundit në vitin 2019.

Klubi i menaxhuar nga francezi Rudi Garcia, i cili më parë ka trajnuar Romën, Marsejën dhe Lyonin gjithashtu fitoi Superkupën e Arabisë Saudite në 2020 dhe 2021, pavarësisht se po luftonte për të bërë bujë në skenën globale.

Paraqitja e tyre e vetme në Kupën e Botës për Klube erdhi në sezonin 1999-2000, ku ata luajtën kundër një prej ish-klubeve të Ronaldos, Real Madrid, dhe humbën 3-1./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua