Sanije Rexha gruaja e ish-luftarit të UÇK-së, Abedin Rexhës të njohur me nofkën Sandokani ka njoftuar se do të kërkojnë ndihmë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë ku u krye ekspertiza për ish-aktivistin e VV-së, Astrit Deharin, shkruan Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Facebook, Rexha ka thënë se qeveria e Zvicrës me institucionet e saj me rastin e ekspertizës për rastin Dehari e kanë fituar besimin e qytetarëve të Kosovës.
Andaj, ajo shton se edhe familja e tyre do të bëjnë maksimumin për të rënë në kontakt me këtë institucion.
“Po ashtu, duke parë se Institucioni vendor i Rep.së Kosovës, politika dhe Eulexi e kanē përbuzur dhe diskriminuar skajsmërisht dhe me dyshimin që ka ndërhyrje në trupin e tij, për t’a fshehur krimin e rastit do të kërkojmë të bëhët edhe analiza e ADN-ës. Me respekt, Sanije Rexha”, ka deklarur ajo.