Një grua festoi ditëlindjen e saj të 104-të duke nxjerr në shitje shtëpinë e saj ku jetonte prej më shumë se një shekull.
Në 102 vite që Nancy Joan Gifford ka jetuar në shtëpinë e saj me tre dhoma gjumi në Somerset, bota ka qenë dëshmitare e Luftës së Dytë Botërore e shpikjes së televizorit.
Çmimi i shtëpisë është 169 mijë funte dhe pavarësisht kalimit të kohës, pjesa më e madhe e pronës mbetet e njëjtë.
Djali i zonjës Gifford, John, 79 vjeç, tha se rritja në pronë, e cila u ndërtua në 1882 në Street – ishte “fantastike”.
“Në atë kohë, shumica e fëmijëve të moshës sonë i njihnin të gjithë, dhe ne të gjithë kishim një shtëpi të hapur dhe ishte mirë ta lije derën hapur”, shtoi ai.
“Ne të gjitha ishim të varfër, por ishim të lumtur”.