Live

Gruda, Haxhiut: Mos harro se je ministre e Drejtësisë, mos i bëj presion prokurorisë

17:04 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, vlerëson se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë presion mbi prokurorinë në rastin e aktakuzës ndaj saj.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i paska bërë thirrje sot prokurorit të çështjes që të tërhiqet nga aktakuza kundër saj për hedhjen të gazit lotsjellës në Kuvend.  Kjo thirrje mund të dëgjohet vetëm në vende me regjime totalitare, e assesi në një vend me aspirata për integrim evropian”, ka shkruar Gruda.

“Zonja Haxhiu nuk duhet të harrojë se përveç e akuzuar në këtë rast, ajo është dhe Ministre e Drejtësisë. Një koment i tillë është qartazi ndërhyrje drejtësi dhe presion mbi organin e akuzës”, ka vazhduar ai.

“Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh, i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza. Nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë”, ka deklaruar ministrja Haxhiu në seancën e mbajtur këtë të premte për të cilën ka reaguar Gruda.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...