Live

Gruda i PDK-së: Qeveria synon largimin e 2 mijë zyrtarëve publik dhe zëvendësimin e tyre me militant partiak

21:14 / 13 Janar 2023

Nga Kosova Live

Në emisionin EURO n’7 në T7, Përparim Gruda – Koordinator i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, ka deklaruar se qeveria e vendit me Ligjin për Zyrtar Publik do të nxisë korrupsion, politizim dhe ikje të profesionistëve nga administrata publike.

Ky ligji sipas tij është jokushtetues nga pikëpamja procedurale e miratimit të tij por edhe nga përmbajtja materiale e dispozitave andaj edhe PDK e ka dërguar të njëjtin në Gjykatës Kushtetuese.

“Kemi të bëjmë me një ligj jokushtetues për disa arsye, sepse i ndërpritet marrëdhënia e punës zyrtarëve me pozita të përhershme dhe i fut në listë rezervë për nënt; muaj e me pas i përjashton ata. Kjo ligjërisht nuk është e mundur sepse të njëjtit kanë akt të emërimit të përhershëm. Me këtë ligj po ashtu qeveria aktuale synon që këto pozita të kthehen në mandat katër vjeçar që është politizim i administratës” tha mes tjerash shefi i departamentit për drejtësi në PDK.

Sipas Grudës nuk është vetëm opozita ajo që po e kundërshton këtë ligj ngase këtë po e bënë edhe zyra e BE-së në vend sepse i njëjti bie ndesh edhe me marrëveshjen për asociim-stabilizim e që respektimi i saj është obligim ndërkombëtar i Kosovës.

Synimi final i qeverisjes aktuale sipas kreut të Departamentit për Drejtësi në KQM është ndërrimi i administratës dhe punësimi i militantëve partiak e po ashtu në mënyrë industriale qeveria po tenton që me ligj t’i lejojë vetës kapjen e administratës publike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...