Live

Gruda i PDK-së thotë se Topalli u shkarkua nga Ministria që pushteti t’i ikte përgjegjësisë për Rastin Dehari

11:46 / 15 Mars 2023

Nga Kosova Live

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar në lidhje me shkarkimin e kryeinspektorit Ylber Topalli.

Ai e quan këtë shkarkim një goditje të ulët, dhe një tentim për të ikur nga përgjegjësia Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Përparim Gruda shprehet se ajo që duhet të shkarkohet është vetë Albulena Haxhiu.

Postimi i plotë:

Ylber Topalli e ka paguar lirinë e Kosovës me gjymtyrët e tij. Shkarkimi nga pozita e kryeinspektorit është një goditje e ulët që bëhet ndaj tij, dhe qartazi një tentim për të ikur nga përgjegjësia që ka Ministrja e Drejtësisë për skandalin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari.

Albulena Haxhiu është tash e dy vite Ministre e Drejtësisë, deri tani Ylber Topalli nuk ishte problem, tani që u zhduken mostrat brenda Ministrisë së Drejtësisë, do të krijojë një fajtor, të zhvendosin fajësinë.

Mjaft e përdoret Astrit Deharin për politikat partiak, mjafte me goditje ndaj njerëzve meritor për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ajo që duhet të shkarkohet është Minstrja e Drejtësisë.

Shpërndaje në

U Kopjua