Live

Grupi i Grave Deputete dënon gjuhën e Haki Abazit: Përdore gjuhë seksiste ndaj Mimoza Kusarit!

19:16 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Grupi i Grave Deputete reagon ndaj cilësimeve ofenduese të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari.

Ne si grup i Deputeteve e kemi ngritur disa herë temën e gjuhës ndaj grave në politikë. Kemi realizuar edhe një projekt që flet për gjuhën online. Ndërkohë që e kritikojmë gjuhën e qytetarëve, si deputete ballafaqohemi edhe me fyerje seksiste prej kolegëve tanë deputetë.

E dënojmë këtë gjuhë jo sepse na mposht ne, por nuk duam t’i demotivojmë vajzat e reja që duan të merren me politikë. Dhe gjuha e tillë e ka këtë efekt. Andaj përsërisim edhe një herë se gjuha joparlamentare është e papranueshme për çdo hapësirë të Kuvendit, e madje çdo hapësirë publike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...