Live

Guvernatori i BQK-së: Diaspora kosovare vitin e kaluar solli në Kosovë 3 miliardë euro

16:57 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, njoftoi se diaspora kosovare solli mbi tri miliardë euro.

Ai një gjë të tillë e bëri të ditur për mediumin zviceran shqip-folës ‘Le Chanton 27’, duke thënë se 570.7 milionë euro erdhën nga Zvicra.

“Në total, të hyra nga Zvicra (janar-shtator) janë  570.7 milionë, përfshirë ketu shpenzimet e udhetimeve 267.8 milionë, remitencat 171.4 milionë dhe Investimet  e huaja direkte 132.5 milionë”, njoftoi Mehmeti.

Siç ka bërë të ditur Mehmeti, kjo është 5.5 për qind (vetem për remitenca) më shumë se vitin e kaluar. Mehmeti shtoi se rritja ekonomike në vitin 2022 është deri në katër për qind.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...