Live

Hajdar Beqa akuzon deputetin e VV-së: Ti je “kumbar me serbët”

12:10 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në Kuvendin e Kosovës sot është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006 e ku për të dëshmuar është ftuar kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Në këtë mbledhje janë përplasur deputetët e opozitës me Halil Thaçin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka quajtur uzurpartor Halil Thaçin e Vetëvendosjes.

“Ti je uzurpator. Me letra. I kemi raportet, ti je uzurpator. Ti nuk është dashtë me qenë në Komision”, i është drejtuar Zemaj.

Drejt Thaçit ka drejtuar akuza edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa duke e quajtur edhe “hajdut”.

“Ti je uzurpator. Ti je hajdut. Le mos ta ni zonin. Biznesin me serbë”, ka thënë Beqa.

Ndërkohë Halil Thaçi ka thënë se deklarimet e Armend Zemajt janë shpifje.

“Ti je shpifës, po shpif”, ka thënë Thaçi.

Debati ka eskaluar edhe më tej kur Hajdar Beqa i ka thënë Halil Thaçit se ti je “kumbar me serbët”, duke e akuzuar deputetin e VV-së se bën biznes me serbët.

Pas kësaj ka reaguar me nervozë edhe duke e goditur tavlinën me grusht

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...