Në konferencën vjetore për tërheqjen e investimeve të huaja, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës, ia ka vendosur prioritet vetes luftimin e tregtisë së paligjshme.
Aty ajo ka theksuar se Kosova ka shumë përparësi në këtë aspekt duke përmendur me theks efektivitetin e kostos dhe rininë e arsimuar.
“Synojmë integrimin ekonomik dhe tregtar me vendet e Bashkimit Evropian. Tregtia po rritet ndër vite. Ka monitorim të tregtisë, ajo po bëhet më e rregulluar dhe pjesëmarrja në tregti po rritet”, është shprehur Hajdari.
Hajdari ka përmendur se Kosova ka potencial të ndërmarrësisë, duke përmendur këtu fushën e teknologjisë së informacionit.
“Kemi bërë analiza në shtatë sektorë industrial, ku industria përpunuese është shumë e rëndësishme sepse ndikon në rritjen e prodhimit dhe të punësimit”, ka thënë ajo ndër të tjera.