Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, e ka pritur sot në takim shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.
Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, para se të vazhdonin në aktivitetin e përbashkët për vullnetarët, diskutuan për punët aktuale që po bëhen në MKRS, me theks të veçantë gjithë përfshirjen e të rinjve në aktivitete të vullnetarizmit dhe fuqizimin e rinisë.
“U fol edhe për implementimin dhe ndikimin e Strategjisë për Rininë, që është në përfundim e sipër, për Koncept-Dokumentin për Rininë, gjithashtu për bashkëpunimet e mëtutjeshme mes MKRS dhe UNICEF”.