Santiago Lopez, një l haker 19-vjeçar, ka fituar më shumë se një milion dollarë nga programet e “bug bounty “. Lopez i cili gjendët në Argjentinë, njihet me emrin alias @try_to_hack. Ai është i famshëm për zbulimin e dobësive në platformat si Twitter, Automattic, Verizon Media Company dhe më shumë.
Lopez u bashkua me HackerOne, një platformë për zbulimin e dobësive në platformat , në 2015 dhe që atëherë ai ka zbuluar më shumë se 1.670 gabime dhe dobësi. Ai gjeti dobësi të lartë në Insecure Direct Object Reference (IDOR) dhe Cross-Site Request Forgery (CSRF). Duke shikuar video në Youtube dhe burime të tjera nga Interneti.
Lopez tha, “Unë jam tepër krenar që shoh që puna ime është duke u njohur dhe duke u vlerësuar. Jo vetëm për paratë, por që paraqet informacionin e kompanive që tani ato janë më të sigurt se sa që ishin më pare, kjo është e jashtëzakonshme. “