Haki Abazi sot ka mbajtur një konferencë për media, të cilën e ka paralajmëruar përmes një postimi në Facebook.
Abazi në këtë postim ka bërë të ditur që konferenca do përmbaj tema për Raportin e Kosovës për vitin 2022 dhe Vizat, Qasja Vuçic- Rama për Kosovën, Shëndeti publik.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se institucionet duhet t’i kthejnë sytë kah çështje e produkteve medicinale dhe shëndetësisë në përgjithësi.
Abazi ka thënë se sistemi shëndetësor në Kosovë është në gjendje alarmante, derisa ka deklaruar se një antibiotik në Kosovë “nuk shëron fare”, krahasuar me atë në Gjermani që “shëron ndryshe”.
“Mbi 130 milionë euro në vit kosovarët shpenzojnë për t’u shëruar”, tha ai.
“Antibiotiku në Kosovë dhe antibiotiku në Gjermani shërojnë ndryshe, apo më mirë me thënë antibiotiku në Kosovë nuk shëron fare, sepse nuk është i kualitetit të duhur. Ne duhet të adresojmë çështjen e farmacive në Kosovë”, deklaroi Abazi.