Nesër në orën 10:00 do të intervistohet deputeti i VV-së, Haki Abazi, për deklaratat që ka dhënë të enjten në lidhje me rastin Dehari.
Këtë e konfirmoi vetë Abazi në një përgjigje të shkurtë për kosovalive.net.
“Nesër në ora 10:00, është caktuar intervista”, ka thënë shkurt Abazi.
Të enjten, në një konferencë për media, Abazi tha se Prokuroria duhet t’i marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, ministren Haxhiu, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogja- Bajramin.
“Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, tha Abazi.
Më pas, ai tha se duhe të kërkohen videoincizimet për “të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”.
“Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dojona Mihajlit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Video-incizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.