Live

Hakimi i të dhënave të OVP-së – një gjurmë e re çon në qarqe politike në Austri

16:34 / 18 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Një shteg i ri në rastin e një sulmi hakerësh në selinë e Partisë Popullore Austriake (OVP) të Sebastian Kurz, po çon në Austri dhe mund të ketë një ndikim të fortë në fushatën zgjedhore në vazhdim, pohon e përditshmja austriake Osterreich, duke iu referuar një burimi të paidentifikuar.

Gjurma e re çon në qarqe politike në Austri, tha një burim.

Hakerë ende të panjohur vodhën 1.3 terabajt të të dhëna nga një server i OVP, të dhëna nga vitet 1990 deri në 2019.

OVP shpreson që, edhe para zgjedhjeve, do të konstatohet se kush dha urdhrin për hakimin në serverin e tyre.

Specialistët e krimit kibernetik në Austri po kërkojnë të dhëna, dhe Europol është përfshirë pasi informacioni i vjedhur u gjet në një server në veri të Francës.

Përndryshe, vetëm dy persona në OVP kishin qasje në të dhënat e vjedhura, duke përfshirë të gjitha të dhënat e mbajtjes së librave, një listë të donatorëve dhe të gjitha kontratat e punonjësve dhe këshilltarëve të partisë.

Hetimi tregoi se të dhënat, të koduara, në shumë këste, ishin transferuar në Francë, dhe tani ka indikacione se të dhënat ishin kthyer në Austri.

Nëse një parti konstatohet se qëndron prapa sulmit në Austri, kjo mund të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për 29 shtator.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...