Live

Hakohet FBI-ja: Vidhen të dhënat sekrete të 80 mijë anëtarëve

08:10 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një haker pretendon se ka arritur të sigurojë qasje tek të dhënat e 80 mijë anëtarëve të InfraGard, një program komunikimi i drejtuar nga FBI-ja që ndan informacione sensitive mbi sigurinë kombëtare dhe kërcënimet e sigurisë kibernetike me zyrtarët publikë dhe aktorët e sektorit privat që drejtojnë infrastrukturën kritike të SHBA.

Personi është paraqitur si drejtor ekzekutiv i një institucioni financiar. Ai ka postuar në një forum online të njohur mes hakerave disa dëshmi të faktit që sipas tij, i disponon vërtet këto të dhëna.

Në këmbim të të gjitha databazës, ka kërkuar 50 mijë dollarë. në këmbim të të gjitha të dhënave që dyshohet se ka në posedim. Hakeri pretendon se arriti të hynte ne këtë bazë të dhënash të InfraGard duke u hequr si CEO i një institucioni të rëndësishëm dhe se vjedhja e të dhënave kishte qenë shumë e lehtë sipas tij, teksa 47 mijë anëtarë të programit, apo thuajse gjysma e atyre që e përdorin, kishin adresa elektronike unike.

Gazetari i pavarur Brajan Krebs foli si me personin në fjalë, ashtu edhe me zyrtarë të FBI-së të cilët i kanë thënë se ishin në dijeni të një llogarie të mundshme të rreme dhe se po shqyrtonin këtë çështje. Anëtarët e InfraGard janë drejtues biznesi, profesionistë të teknologjisë së informacionit, ushtarakë, zyrtarë shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit si dhe zyrtarë qeveritarë, të gjithë të angazhuar në mbikëqyrjen e sigurisë në sektorë që lidhen me energjinë, transporti, kujdesi shëndetësor, tubacionet, reaktorët bërthamorë, industria e mbrojtjes, digat, dhe shërbimet financiare.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...