Live

“Hala” projekti i ri i Majk dhe Capital T

21:55 / 06 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Ka tash e sa ditë që dy reperët e njohur të skenës, Majk dhe Capital T, kanë paralajmëruar se do të sjellin një projekt të ri muzikor.
Bashkëpunimi i tyre i tretë është i gatshëm tashmë për publikun, pasi u publikua të mërkurën në YouTube.
“Hala” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe hip-hop.
Ky është bashkëpunimi i tretë mes rep-artistëve Majk dhe Capital T, pasi të njëjtët ndër vite numërojnë edhe dy bashkëpunime tjera shumë të suksesshme “Pasha jetën” dhe “Asnjoni”.

Shpërndaje në

U Kopjua