Live

Halimi e LDK-së kërkon nga Kurti të raportojë në kuvend për propozimin e BE-së

20:06 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të raportojë në kuvend në lidhje propozimin e Bashkimit Evropian.

Sipas saj, qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje, njofton Klan Kosova.

“Transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar”.

“Ndaj, deklarata e Kryeministrit që propozimi Franko – Gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...