Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, e ka bërë një status në profilin e saj në Facebook duke i dalë në mbrojtje deputetes Saranda Bogujevci.
Ajo shkroi se “thelbi i të drejtave të grave” është mundësia për të vendosur lirshëm për trupin e tyre, “e në këtë kontekt edhe për amësi”.
“Çdo përpjekje për ta mohuar këtë të vërtetë, do të arsyetojë edhe dhunën në bazë gjinore,” – shkroi më tej znj. Halimi.
Kujtojmë se pas deklaratës së znj. Bogujevci se e kishte menduar të bënte fëmijë me metoda mjekësore, pa nevojën e partnerit, ka pasur shumë komente prej të cilave edhe të papranueshme e me gjuhë të urrejtjes.
Halimi është edhe zëdhënëse politike dhe anëtare e kryesisë së LDK-së.
Statusi i plotë: