Live

Halimi e mbron Bogujevcin: Gratë duhet të vendosin lirshëm për trupin e tyre

19:16 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, e ka bërë një status në profilin e saj në Facebook duke i dalë në mbrojtje deputetes Saranda Bogujevci.

Ajo shkroi se “thelbi i të drejtave të grave” është mundësia për të vendosur lirshëm për trupin e tyre, “e në këtë kontekt edhe për amësi”.

“Çdo përpjekje për ta mohuar këtë të vërtetë, do të arsyetojë edhe dhunën në bazë gjinore,” – shkroi më tej znj. Halimi.

Kujtojmë se pas deklaratës së znj. Bogujevci se e kishte menduar të bënte fëmijë me metoda mjekësore, pa nevojën e partnerit, ka pasur shumë komente prej të cilave edhe të papranueshme e me gjuhë të urrejtjes.

Halimi është edhe zëdhënëse politike dhe anëtare e kryesisë së LDK-së.

Statusi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua