Live

Halimi-Haxhiut: Si Ministre drejtësie, komentimi i verdikteve të gjyqësorit paraqet mësymje antishtet

15:45 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka reaguar lidhur me rrëzimin e Ligjit për KPK-në nga Gjykata Kushtetuese.

Halimi ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë respektuar dhe “pranuar pa mëdyshje”, nga i gjithë spektri politik në Kosovë.

“Si Ministre drejtësie, komentimi i verdikteve të gyqësorit, për më tepër të gjyqësisë kushtetuese është jo vetëm ndërhyrje në drejtësi – në një pushtet të ndarë – por edhe krim, ngase paraqet mësymje antishtet!”, ka shkruar Halimi.

Halimi ka thënë se nuk mund të synohet “çkapja” e institucioneve siç pretendon partia në pushtet dhe të mos respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas zëdhënëses së LDK-së, Ministrja e Drejtësisë duhet të jap dorëheqje, “për faktin se po i rrëzohen Ligjet nga kushtetuesja, një nga një, pikërisht për tendenca të hapura të kontrollit politik përmes kapjës së institucioneve të drejtësisë, ajo vazhdon me akuza e arsyetime inatçore, deri në shkallë urrejtjeje”.

Shpërndaje në

U Kopjua