Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj zhurmës që u krijuar sot në Kuvendin e Kosovës, me qëllim të ndaljes së fjalës ndaj Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse të njëjtit kanë bërë akte dhune si opozitë në Kuvend, nuk duhet të tolerohen të kryejnë akte dhune edhe në pushtet.
Halimi ka theksuar se qytetarët duan transparencë e llogaridhënie për marrëveshjen. Siç thekson ajo, ikja ndaj çështjeve me rëndësi për vendin nuk mund të mbulohen me asnjë veprim.
“Ky do të ishte fundi i vlerave më të rëndësishme të demokracisë atë të lirisë së mendimit dhe shprehjes së lirë në Kosovë! Ju mund të ikni dhe të bëni zhurmë, por e vërteta është e qetë – aty!”, ka shkruar Halimi.