Live

Haliti: Asociacioni i hap rrugë Kosovës, disa eksponentë të VV-së dhe disa patriot të vetëshpallur po i ngatërrojnë gjërat me qëllim

16:34 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti thotë se plani franko-gjerman është i domosdoshëm të pranohet nga Kosova dhe Serbia.

Haliti nuk e sheh këtë plan të favorshëm për asnjërin shtet, por siç thotë ai për GazetaBlic, është rrugë e rëndësishme për hapjen e perspektivës të europianizimit të dy popujve.

“Plani franko-gjerman, nuk është i favorshëm as për Kosoven e as për Serbinë, por është domosdoshmëri e kohës dhe procesit të negociatave të pranohet nga të dyja palët, me qëllim që të hapet perspektiva e europianizimit të të dy popujve”, tha Haliti.

Haliti thotë se çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është problematike, teksa kritikoi edhe disa nga eksponentët e partisë në pushtet, që sipas tij janë duke i ngatërruar gjërat.

“Sa i përket asociacionit, që është mjaft problematik, por kam përshtypje që mediat dhe disa eksponent të VV dhe disa patriot të vetëshpallur po i ngatërrojnë gjërat me qëllim dhe për llogari pa barazim”, thotë Haliti.

Sipas Halitit, formimi i Asociacionit i hap rrugë Kosovës për integrim në NATO, Bë, OKB dhe OSBE dhe sipas tij, BE dhe SHBA do jenë garantuese që Asociacioni s’do ketë kopetenca ekzekutive.

“Asociacioni i hapë rrugë Kosovës me u integru në institucione ndërkombëtare që nga NATO, BE, OKB, OSBE etj, ndërsa Serbëve ju mundëson daljen nga kthetrat pengmbajtëse të shovenizmit serbomadh dhe çlirimin nga tutela e Serbisë. Ata do jenë qytetarë të respektuar të Kosovës, por me të drejtë që disa çështje që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm ti kenë të mundëshme. Ndërse BE dhe SHBA do jenë garantuese që Asociacioni s’do ketë kopetenca ekzekutive”, tha Haliti për GazetaBlic.

Shpërndaje në

U Kopjua