Live

Haliti: Kam informacione për një depo të armatimit në veri

20:19 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se ka informacione për një depo të armëve në veri të Kosovës, e cila lidhet me një bandë kriminale që operon në Zubin Potok.

Haliti në Kanal10, ka pretenduar se ka informacione që depoja e armëve, ndodhet afër një pompe të benzinës.

Tutje, ai ka bërë thirrje që e njëjta duhet të shkatërrohet, nëse jo nga Policia e Kosovës, atëherë nga NATO.

‘Le të shkojnë në veri, në Zubin Potok, në një pompë të benzinës që quhet “Tab”, dhe ngjitur me të këto banda e kanë depon e armëve, le të shkojnë t’ua marrin. Ato banda tash janë vendosur. Kam informacione se ato aty veprojnë. Nëse jo policia e Kosovës, atëherë NATO duhet të shkojë e ta shkatërrojë atë bandë.” – tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...