Live

Haliti: Pavarësia dhe shteti i Kosovës, pa Pranverën Studentore të vitit ’81, do të ishin thjesht një synim

17:12 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, përmes një postimi në facebook ka përkujtuar demonstratat e pranverës së 81.

“Çlirimi dhe liria, pavarësia dhe shteti i Kosovës, pa Pranverën Studentore të vitit ’81, do të ishin thjesht një synim, aspiratë apo ideal i pa përmbushur ende edhe sot e kësaj dite”, ka shkruar Haliti./Kosovalive.net/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua