Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vdekjes së futbollistit 17-vjeçar Erion Kajtazi.
Ai potencoi se me dhimbje të thellë e mori lajmin për vdekjen e tij.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e futbollistit të ri mitrovicas, Erion Kajtazi. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë qytetareve”, ka shkruar Hamza në rrjetin social Facebook.