Live

Hamza: Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e futbollistit të ri mitrovicas

17:51 / 03 Dhjetor 2022

Nga admin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vdekjes së futbollistit 17-vjeçar Erion Kajtazi.

Ai potencoi se me dhimbje të thellë e mori lajmin për vdekjen e tij.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e futbollistit të ri mitrovicas, Erion Kajtazi. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë qytetareve”, ka shkruar Hamza në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua