Live

Hamza viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

15:35 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar sot, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin në Hagë.

Hamza ka thënë se të gjithë ishin si gjithmonë me moral të lartë e atdhedashuri të palëkundur, njofton Klankosova.tv.

“Sot përfundova vizitën time në Hagë ku takova Hashimin, Kadriun, Bacin Jakup e Rexhën. Ata si gjithmonë me moral të lartë e atdhedashuri të palëkundur!”, ka shkruar Hamza.

Shpërndaje në

U Kopjua