Live

Hapet aplikimi për subvencionimin e fermerëve

11:11 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se është hapur aplikimi për Pagesa Direkte dhe Subvencione për bujqit dhe fermerët.

Peci në Facebook ka shkruar se aplikimi zgjat 30 ditë dhe fillon nga sot.

“Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t’iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë”, ka shkruar ndër të tjera Peci.

“Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, informatat e hollësishme mund t’i gjeni në web faqen e MBPZHR-se, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-se, www.azhb-ks.net, si dhe tek Drejtoritë Komunale për Bujqësi”, ka njoftuar Peci.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...