Live

Hapet peticion që të bëhet publik televotimi mes Oltës, Kristit dhe Armaldos

19:33 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Prime i së martës në Big Brother Vip Albania, u përcoll me emocione të shumta, pasi që në nominim ishin Olta, Armaldo dhe Kristi. Të tre të nominuarit u ftuan të dilnin nga shtëpia si asnjëherë më parë, dhe duke u eliminuar Kristi.

Por që edhe ai mori biletën e kthimit, e kështu duke mos u larguar përfundimisht asnjëri nga banorët.

Por si duket ka vend për dyshime ndaj produksionit, sa i përket televotimit, pasi fansat e këtij spektakli kanë hapur peticion që votat e publikut të bëhen publike dhe të merret vesh se cili nga banorët ka marrë më shumë vota për largim nga shtëpia.

“Firmosni peticionin për bërjen publike të televotimit 7 mars 2023 midis Oltes, Armaldos dhe Kristit. Njerëzit kane shpenzuar para për te votuar dhe kane te drejtën absolute te dinë rezultatin real”, thuhet ne postimin e komentuesit të BBVA, Andreas.

Kujtojmë se është raportuar se ka qenë Olta ajo e cila ka marrë më shumë vota, edhe pse nuk kishte diçka të sigurtë, por që ajo u zgjodh e para që nuk do të largohet nga shtëpia e BBVA.

Shpërndaje në

U Kopjua