Live

Hapja e fabrikës së Teslas në Berlin, nxit ardhjen e kompanive të tjera

10:13 / 02 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Lajmërimi i Teslas se do të ndërtojë fabrikën e parë evropiane në Berlin, pritet të tërheqë më shumë kompani të transportit elektrik dhe sektorit të ruajtjes së energjisë në Gjermani

Sipas kryetarit të landit të Brandenburgut, Dietmar Woidke, Tesla do të nxis ardhjen e kompanive të tjera drejt vendit.

“Këto kompani janë rrugës për këtu. Kam dëgjuar se ka bisedime me komunitetet dhe programin rajonal të zhvillimit të biznesit”, tha Woidke për Die Welt, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se Brandenburg ndodhet aktualisht në bisedime me kompani të tjera, duke mos i identifikuar ato për shkak të marrëveshjeve të konfidencialitetit.

“Pres që njoftimet të bëhen përpara Krishtlindjeve”, shtoi ai.

Vendimi i Teslas përbën një lajm pozitiv për Gjermaninë, duke e fuqizuar pozitën si qendër e prodhimit, ndërkohë BMW dhe Daimler kanë ndërtuar fabrika të reja në Hungari gjatë viteve të fundit.

Industria e makinave në Gjermani është goditur gjithashtu nga skandali i Volkswagen në vitin 2015, ku mashtroi për testet e emetimit të gazrave, si dhe nga sfida e kthimit të makinave në elektrike. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...