Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar deklarimet e deputetit të LVV-së, Haki Abazi, për ushtruesen e detyrës së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Haradinaj në ‘Facebook’-un e tij e ka shkruar “A e përmendi Hakiu çadrën e Gadafit, a mu duk mua?”, shkruan Demokracia.com.
Abazi përgjatë konferencës së të enjtes, e ka cilësuar Kusari-Lilën si “çadra e Gadafit”.
“Këtë valle ne e kemi pare në të kaluarën, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi gjatë një konference për media, të enjten.