Live

Haradinaj dhuron gjak: Solidariteti dhe dora e zgjatur, është edhe pjesë e besimit dhe e traditës sonë

16:45 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka dhuruar sot vullnetarisht gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK. 

Haradinaj ka thënë se solidariteti dhe dora e zgjatur, është edhe pjesë e besimit dhe e traditës sonë.

“Sot, kur po i kujtojmë mijëra martirë e dëshmorë që dhanë nga gjaku i tyre për shpëtimin tonë, merr më shumë kuptim dhurimi i gjakut për të shpëtuar jetë edhe në kohë paqeje. Solidariteti dhe dora e zgjatur, është edhe pjesë e besimit dhe e traditës sonë”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua