Live

Haradinaj e Veseli shprehin ngushllimet për vrasjen në Prizren

15:48 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, kanë reaguar pas vrasjes së një gruaje në Prizren nga burri i saj.

Përmes Facebook, kryeparlamentari Veseli, e ka dënuar vrasjen e Armenda Aliut derisa e ka quajtur akt të papranueshëm.

“Gratë në Kosovë kanë qenë në vazhdimësi subjekt i diskriminimit, abuzimit e dhunës. Me këtë rast i bëj thirrje policisë dhe institucioneve të drejtësisë që të japin përgjigjen e merituar për këtë rast të dhimbshëm dhe që çështjet që lidhen me dhunën ndaj grave ti trajtojnë me përparësi dhe përkushtim të veçantë”, thuhet në postimin e tij

Ndërsa kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e Armenda Aliut.

“Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti. Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...