Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ndejën e organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, për nder të Ditës së Flamurit.
Ai nga atje ka uruar të gjithë shqiptarët për festën, transmeton Klankosova.tv.
“Në Lezhë isha për të ndarë dhembjen me kushërinjtë e mi nga Iballa, për të përmbyllur më pas këtë ditë të mrekullueshme dhe shumë të rëndësishme të historisë sonë në Tiranë, në pritjen e organizuar nga presidenti Bajram Begaj”.
“I përulur gjithmonë para sakrificës së brezave, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, nga zemra uroj secilin që ndjehet shqiptar, kudo që jeton”, ka shkruar Haradinaj.