Live

Haradinaj: I përulur gjithmonë para sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve të lirisë

22:55 / 28 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ndejën e organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, për nder të Ditës së Flamurit.

Ai nga atje ka uruar të gjithë shqiptarët për festën, transmeton Klankosova.tv.

“Në Lezhë isha për të ndarë dhembjen me kushërinjtë e mi nga Iballa, për të përmbyllur më pas këtë ditë të mrekullueshme dhe shumë të rëndësishme të historisë sonë në Tiranë, në pritjen e organizuar nga presidenti Bajram Begaj”.

“I përulur gjithmonë para sakrificës së brezave, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, nga zemra uroj secilin që ndjehet shqiptar, kudo që jeton”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua