Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, përmes facebook, ka folur për kontratën me qytetarët e Kosovës, për të cilën ka thënë se është më e rëndësishme se intereset personale.
“Rrjedhimisht, kontrata e secilit lider me popullin dhe shtetin, është kontratë me Kushtetutën dhe ligjet. Këtë kontratë, e zbatojnë vetëm liderë dhe udhëheqës, të qëndrueshëm, të cilët para çdo interesi personal, e kanë parësor shtetin dhe qytetarin!”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se çdo nënshkrim për interesa personale e grupore, sjell pasoja tragjike për të ardhmen e vendit.
“Kompromiset dhe politikat e paqëndrueshme, që bien ndesh me interesat vitale, nacionale dhe shtetërore, sjellin pasoja tragjike për vendin dhe të ardhmen tonë!”, shtoi ai.
Në fund Haradinaj tha se , “vetëm demokracia dhe vullneti i qytetarëve, mund dhe duhet ta sfidojë secilin liderë, duke ia përcaktuar të ardhmen politike”.