Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkëndjen me familjarët dhe bashkëpuntorët e Astrit deharit, duke ndarë dhimbjen për këtë rast tragjik.
Dehari ka thënë se marshi i sotëm “Një Popull për drejtësi” është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërtetën.
“Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Astrit Deharit, bashkëndjejë me familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, duke e ndarë dhimbjen me ta për këtë rast tragjik. Marshi i sotëm “Një Popull për drejtësi” është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërteten”, ka shruar ai në Facebook.
Kujtojmë që më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara deri më sot, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Postimi i plotë:
Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Astrit Deharit, bashkëndjejë me familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, duke e ndarë dhimbjen me ta për këtë rast tragjik.
Marshi i sotëm “Një Popull për drejtësi” është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërteten. RH