Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën në Likoshan e Çirez e kryer në vitin 1998 nga forcat serbe.
“Kjo masakër nga policia dhe ushtria serbe shënon fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës, spastrimin etnik si dhe djegien dhe shkatërrimit të pasurisë së tyre. Masakra e Likoshanit dhe Qirezit nxiti edhe më shumë rezistencën dhe mobilizoi edhe më shumë shqiptarët për luftë ndaj armikut deri në çlirim.
Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, shkroi Haradinaj.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)